Surprise Me!

Report TV - Braçe replika me Ahmetajn: Kompani në parajsa fiskale kanë koncesione

2018-05-08 0 Dailymotion

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe ka kërkuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj që të bëhen publike kompanitë të cilat kanë marrë koncesione në Shqipëri, ndërsa rezultojnë të regjistruara në parajsa fiskale. <br />Ahmetaj premtoi se së shpejti mund të bëjë një listë të tillë për të gjitha këto kompani që operojnë në vendin tonë. Dyshimet janë shtuar jo vetëm nga publikimet e muajve të fundit për parajsat fiskale, por dhe për faktin se disa nga koncesionet më të shtrenjta në Shqipëri, qysh në kohën e Berishës janë regjistruar në parajsa fiskale. ?Panama papers? provoi se Ismail Mulleti, i afërt me familjen Berisha, që është aksioner në koncesionin e ngjyrosjes së naftës ka regjistruar kompaninë në një parajsë fiskale në Panama, ndërsa ortaku i tij në një parajsë fiskale në Zug në Zvicer.

Buy Now on CodeCanyon