Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është thirrur në një seancë dëgjimore për të raportuar në lidhje me zhvillimet dhe takimet e fundit në Greqi me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Kjo kërkesë është kërkuar nga deputetja e LSI dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në Komisionin për Politikë të Jashtë, dhe që është mbështetur edhe nga mazhoranca.

Ndërkohë ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha se takimi i Bushatit me Kotzias në Kretë krijoi një klimë miqësore.

Klevis Balliu: Do kisha dëshirë të dija nëse ministri Bushati u këshillua me ju përpara se të shkonte në Greqi, përsa i përket të drejtave shqiptare atje, hapjen e shkollave shqiptare, etj?

Pandeli Majko: Mendoj që takimi i Kretës nuk merrte përsipër të zgjidhte brenda 48 orësh një varg problematikasht për të cilat dy shtete kanë pasur ngarkesë prej dekadash. Por është e rëndësishme që ky takim krijoi një atmosferë cilësore përsa i përket komunikimit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ps-lsi-behen-bashke-bushati-te-vije-te-raportoje-takime-ne-krete