Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në debate të ashpra gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ku po diskutoheshin konçesionet dhe ndikimi i tyre në buxhet.

Teksa qëndrimet ishin dukshëm të kundërta, debati tejkaloi temën e ditës duke degraduar në atë personal.

Protagonistë të sherrit verbal ishin kreu i Komisionit Erjon Braçe dhe deputeti demokrat i Vlorës Agron Shehaj.

Ky i fundit i tërhoqi vëmendjen Braçes se rroga që merr nuk justifikon shpenzimet e tij, duke filluar nga kostumi që kishte veshur dhe deri tek syzet.

Kaq mjaftoi që Braçe ti tregonte jo vetëm faturën e kostumit, por edhe t?ia rekomandonte rropaqepësin shkodran zotit Shehaj që të qepte dhe ai një kostum 300 mijë lekë të vjetra dhe jo 1500 euro sa e kishte.

Tensionet u rritën kur Shehaj tha se 300 mijë lekë janë më shumë se rroga mesatare në Shqipëri.

Deputeti socialist i tha biznesmenit se aq është rroga që ai paguan punëtorët e tij, që sipas tij i trajton si skllevër.

Agron Shehaj: Nuk keni punuar një ditë dhe guxoni ti quani bashkëpunëtorët e mi skllevër. Turp.

Erjon Braçe: Po skllevër. Turp të të vijë për 300 mijë lekë të vjetra rrogë. Si këta kam punuar unë, shikoji një çikë këta.

Agron Shehaj: Të të vijë turp (largohet së bashku me kolegët opozitarë në mënyrë demonstrative nga salla e Komisionit).

Erjon Braçe: Këtë punë që kanë bërë këta kam bërë unë, nuk kam bërë punën tënde.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/sherr-kostumesh-brace-300-mije-leke-e-qep-tek-shkodrani-shehaj-ke-pire