LUSHNJE-Në kalimtar është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u përplas nga një makinë në rrethrrotullimin e Çermës mbrëmjen e sotme.

Drejtuesi i mjetit që e ka përplasur nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ambulanca ka mbërritur 30 minuta me vonesë, sipas gazetarit të Report Tv Besnik Ademi.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi po merret në pyetje nga policia.