Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë nisi aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm.

Jo pa qëllim për ti dhënë udhë aksionit ishte përzgjedhur zona e Ujit të Ftohte, ku vetëm në ditën e parë u evidentuan dhjetëra lidhje abuzive.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli apeloi qytetarët që shfrytëzojnë mundësinë dhe të formalizojnë lidhjet për të mos u përballur me masat ndëshkuese

Leli: Të gjithë ata që kanë sot një burim uji, por pa kontratë të vijnë tek ndërmarrja e ujësjellësit dhe të pajisen me matësin e furnizimit me ujë. Të gjithë ata që kanë lidhje të paligjshme ta deklarojnë atë.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/bashkia-vlore-nis-aksionin-prerjen-e-lidhjeve-ilegale-te-ujit