Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Shkodrës cakton masën e sigurisë "arrest me burg" për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Viluni beach" ku pak ditë më parë u sekuestruan 1.5 ton drogë.

Në arrest me burg janë lënë Sokol Ujka, Enriko Zyle, Arbër Bozhanaj, Gerti Danaj, Dervish Gjolekaj, Fatjon Merko.

Ndërsa sot u arrestua Gjovalin Ndoj, banues në Lezhë. Droga u bllokua më 11 nëntor 2017. Enriko Zyle, ishte oficer policie në pranë drejtorisë së emigracionit dhe kufirit, i cili në momentin që është pikasur nga kolegët e tij ka tentuar të largohet me shpejtësi por më pas është arrestuar.

Ai dyshihet se dilte garant ndaj trafikanteve, gjithashtu nga një dëshmi mësohet se polici ka paguar hotelin në Velipojë plot 500 euro.

Hoteli në pronësi të Petrit Vuksanit që jeton në Itali, administrohej nga fqinji i tij Sokol Ujkaj edhe ky i arrestuar nga policia brenda shtëpisë, ndërsa aty kishte edhe makinën e tij tip "Merdes benz" me targë AA 388 ME. Sokol Ujka dhe Enriko Zylo janë të vetmit që janë arrestuar në afërsi të vendit të ngjarjes.

Të arrestuarit janë prangosur në kuadër të operacionit Viluni Beach"

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/arrest-me-burg-te-arrestuarit-15-ton-droge-ne-velipoje