Surprise Me!

Ora News - Ozurpohet me gardh prona e Faadi Mitrit në Gjirin e Lalzit

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prona e biznesmenit libanezo-amerikan Faadi Mitri në gjirin e Lalzit është sulmuar gjatë ditës së djeshme nga rreth 40 persona, të cilët sipas raportimeve kanë kërcënuar rojet private.

Sipas burimeve, grupi i njerëzve, që dyshohet se kryesisht janë banorë të zonës kanë prishur rrethimin e pronës ku Faadi Mitri kishte marrë një leje për të ndërtuar një resort turistik me vlerë rreth 180 milion euro.

Personat që mësynë pronën kanë ndërtuar një gardh të ri duke mos lejuar as policinë private që kishte detyre ruajtjen e objektit të afrohej.

Vetë biznesmeni u dhunua barbarisht në shtator 2016 në rrugën që të çon drejt Rinasit. Pak kohë më pas ai u tërhoq nga investimi dhe u largua nga Shqipëria.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/ozurpohet-me-gardh-prona-e-faadi-mitrit-ne-gjirin-e-lalzit

Buy Now on CodeCanyon