Çështjet e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima.

Kamera e emisionit ?STOP? ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një çifti në proces divorci ka përfshirë edhe policët. Situata ka degraduar deri në gjakosje.

Policia: Shpejt patrullën këtu te Gjykata, shpejt se ka të gjakosur.

Sikurse shihet edhe në pamje, forcat e policisë shoqëruan me dhunë disa persona në komisariat, të cilët u përfshinë në sherr.

Madje një punonjëse policie e angazhuar pranë Gjykatës së Tiranës, është gjakosur në hundë nga sherri mes disa personave për një vendim gjyqësor./tvklan.al