Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat kundër Krimit Ekonomik e Financiar, Prokuroria e Kavajës ka dhënë pëlqimin për masat e arrestit dhe Gjykata e Kavajës, ka vendosur sekuestrimin e 36 hekatreve tokë, në vijën bregdetare Spille Kavajë, si dha ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për zyrtarët e administratës shtetërore si vijon:

1. Fatos KAJA, 49 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kryevidh Kavajë dhe ish-Nënprefekt në Prefekturën Tiranë, deri në maj 2017.

2. Nezir LECINI, 55 vjç, ish-Shef i Zyrës së Kadastrës në Kavajë, aktualisht specialisit në këtë zyrë,

3. Andi GJECI, 30 vjeç, me detyrë juristi i ZVRPP Kavajë,

4. Dritan KAZAZI, 43 vjeç, me detyrë hartograf në ZVRPP Kavajë,

5. Bexhet PJECI, 58 vjeç, ish-Kryetar Komune Kryevidh,

6. Ilir KAJA, 52 vjeç, me detyrë agronom në njësinë Administrative Kryevidh, Kavajë,

7. Agron XHELEZI, 53 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të ndarjes së tokave në Spille.

8. Dashnor ÇULLAJ, 52 vjeç, ish-përfaqësues i Komunës Kryevidh, Kavajë, në komisionin e ndarjes së tokave,

9. Altin COPA, 32 vjeç, aktualisht drejtor i ALUIZNIT Kavajë.

10. Enver Duqi, 60 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Tiranë, aktualisht specialist i mbrojtjes se mjedisit dhe pyjeve ne Ministrine e Mjedisit

Eshte shpallur në kërkim:

11. S. C., 62 vjeç, ish-regjistrues i ZVRPP Kavajë, dhe ish Drejtor i Ujësjellësit Kavajë.

U procedua në gjendje të lirë:

12. Nje punnjese tjeter me detyrë protokolliste në ZVRPP Kavajë.

Arrestimi, ndalimi dhe procedimi i këtyre personave, është bërë për veprat penale të ?Shpërdorimit të Detyrës?, ?Falsifikimit të Dokumenteve? dhe ?Pastrimit të Produkteve të veprës penale? të kryer në bashkëpunim.