Geraldina Prodani, sekretare e përgjithshme e ministrisë së Ekonomisë dhe Financës e ftuar në Report TV, ka folur rreth buxhetit të vitit 2018 dhe risitë që sjellë implementimi i tij në sektorët e ekonomisë së vendit.
Ajo tha se ky është një buxhet i rritjes ekonomike dhe uljes së difiçitit buxhetor, përmirësimin dhe uljen e borxhit publik, që sipas, kjo përmirëson ekonominë e vendit.

E pyetur në lidhje me projektin dhe nismën e qeverisë për injektimin e projektit 1 miliard euro në ekonomi, ajo e cilësoi se ky projekt është tërësisht transparent dhe nuk ka dyshime në lidhje me koncesionet ?fantazmë?, pasi ai monitorohet dhe mund të konsultohet online nga çdokush.

Sektorët që janë cilësuar si prioritet, janë bujqësia, turizmi, shëndetësia fusha të tjera të cilat janë me interes të veçantë.

Intervista me sekretaren e përgjithshme në ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, Geraldina Prodani:

E nisimi me risitë e këtij buxheti ?
Është një buxhet që ulë difiçitin buxhetor, është buxhet që ulë borxhin publik, krijohet mundësia dhe i jepet jetë më shumë në mandatin e dytë. Kemi një reformë në energji, infrastrukturë, shëndetësi, në arsim. Me pak fjalë është buxheti i rritjes ekonomike.

Si do të përkthehet dhe si të kuptojmë shifrat e tilla ?
33 mijë nxënës do të kenë libra falas, 17 shkolla në Tiranë, ndërtojmë spitalin e Fierit, bujqësia, mbështëtja 2.6 miliardë lekë për fermerët, për sektorin e ujësjellësit, të cilët do të përdoren për të mbështetur projektet tjera.

Ka një projekt 1 miliardë euro nga qeveria, sa mund të jetë ky një fenomen i pastrimit të parave, sa realist është ky projekt?
Projekti është shumë realist dhe shumë transparent. Janë projekte që kanë kalur të gjithë linjën nga linja tek ministritë përkatëse.