Mikel Shallari, autori i dyshuar i vrasjes së Komisar Artan Cukut, në Prill të këtij viti, tërhiqet nga dëshmia e tij, ku fillimisht pranoi krimin. 19 - vjeçari, me anë të avokatit të tij ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të mërkurë një kërkesë ku kërkon lirimin nga qelia.

Shallari sqaron në kërkesë se dëshminë e dhënë përprara grupit hetimor, ku ai pranoi autorësinë e ngjarjes, e kishte sajuar për shkak të presionit dhe frikës.

Në dëshminë fillestare pas arrestimit, 19 - vjeçari u kishte treguar oficerëve se kishte qenë ai që vrau oficerin e policisë dhe se për të kryer krimin ishte paguar 18 mijë euro nga porositësi.

Por pavarësisht kësaj dëshmie, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda besojnë se autor i vrasjes së Artan Cukut është Mikel Shallari.

Për grupin hetimor ka prova shkencore të cilat faktojnë se ai është autor.

Në afërsi të vendin të ngjarjes janë gjetur prova, të cilat janë krahasur me ADN -në e 19 - vjeçarit nga Kuçova dhe përputhen plotësisht.

Gjurmë të gishtave të Shallarit u gjetën në disa rroba, të cilat ai i hodhi disa metra larg vendit të krimit. Këto gjurmë u krahasuan me disa nga gjurmët e gishtave të Shallarit, të lëna në Zvicër, ku ai ka qenë i arrestuar për trafik droge.

Gjithashtu, janë gjetur edhe armët, të cilat dyshohet se janë përdorur në vrasjen e Artan Cukut.

Tv Klan