Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gati katër vjet më parë e ftuar nga kolegu i saj Avramopulos, Ministër i Mbrojtjes i Greqisë, zonja Kodheli në fund të vizitës deklaroi në atdhe se problemet ishin zgjidhur dhe gjithçka do të shkonte mirë këtej e tutje.

Sot, si kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë dhe katër vjet si Ministre e Mbrojtjes e kupton sesa naive ka qenë në ato kohë.

Por ishin mote të tjera. Vetë qeveria shqiptare ishte e vetëkënaqur. E ardhur pas një votimi plebishitar; pas raporteve të Ramës me Merkelin, të cilat Rama i ka menduar familjare, qeveria e rilindasve e pa me fodullëk fitoren e Syrizas disa muaj më vonë.

Jetëgjatësia e qeverisë së Aleksis Ciprasit dukej punë javësh. Me gjithë botën kundër dhe Gjermaninë që nuk duronte dot Ministrin e Financave të Athinës, gjuhëbriskun Varufakis; me qeveritë e majta të BE të cilat ishin të zhytura të gjitha në borxhe tek Gjermania dhe as guxonin ti shkelnin syrin njeriut që ditën e fitores kishte përshëndetur nën tingujt e këngës së partizanëve italianë ?Bella Ciao?, Ramës po fillonte ti dukej vetja si prokonsulli i BE-së në Ballkan.

Por jo për shumë kohë. Greqia është një aleate e vjetër e perëndimit. Pavarësisht vizitave të Ciprasit në Pekin dhe Moskë si tentativë për presion ndaj borxh dhënësve, Aleksis iu kthye realpolitikës. Grekët kuptuan se nuk mund të ndodhte që mos paguanin borxhet por edhe mos iu mbylleshin bankomatet.

Ndërkohë Obama bën vizitën e fundit si president në Evropë dhe për këtë zgjedh Athinën dhe Berlinin. Ishte një sinjal i fortë sesa vlejnë për Shtete e Bashkuara këto dy vende. Më vonë Cipras bën vizitën në Uashington ku pritja është ?en grand pompè?. Kjo vulosi rreshtimin properëndimor edhe të së majtës ekstreme greke.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kreta-takim-historik-apo-spektakl