Për tre vite ishin drejtuesit e institucionit të burgjeve në vend, Iliaz Labi dikur ish nën drejtor dhe Artur Zoto ish drejtor i burgjeve, janë përballur mes tyre në gjyq ku janë të pandehur për korrupsion.
Në një seancë të tensionuar, Labi ka dëshmuar me statusin e dëshmitarit të drejtësisë, ndërsa pak kafazit të hekurt Zoto ka shkëmbyer me të pyetje përgjigje në lidhje me korrupsionin për tenderat e ushqimeve.

Sapo nisi seanca Labi ju drejtua Zotot me fjalët ?Pranoje atë që kemi bërë, mos ki frik e turp, për mua kanë thënë edhe spiun por kjo ska lidhje ne shkeljen e bëmë të dy ndaj pranoje?.

Për herë të parë Labi hodhi dritë se për tenderin e ushqimeve vezë dhe bulmet për të burgosurit ai ka marrë 2 milion lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani në një lokal në bllok dhe ja ka çuar ato në zyrë ish eprorit të tij Artur Zoto.

Prokuroria Elisabeta Imeraj pyeti Labin, se ku kishte marrë dijeni për tenderin dhe ku i kish marrë paratë?