Surprise Me!

“Tirana Horizontale” e Robert Aliaj Dragot

2018-05-09 1 Dailymotion

Propozimi më i ri artistik, të paktën për shqiptarët e tij, i Robert Aliaj Dragot, quhet ?Tirana Horizontale?. I paketuar hijshëm, albumi me 24 fotografi, 24 shkrepje artistike, është një zhytje në dimensionin fizik dhe psikik të kryeqytetit të shqiptarëve. Nuk është Tirana, që të huajt i bëjnë qejfin, por ajo që ka humbur shumë nga identiteti i saj.

?Përtej kësaj panorame fshihet mentaliteti, pretendojmë sikur e duam Europën edhe në fakt nuk e dimë që ne e urrejmë Europën, sepse e shohim Europën si një zgjidhje ekonomike dhe hallet tona janë të vogla, banale, janë mbijetesa. E gjithë kjo shprehet në këtë mënyrë agresive, nëpër këto imazhe?.

Ngacmimin për të dokumentuar peizazhin urban që qyteti ia përplas në fytyrë në çdo ardhje të përkohshme në Tiranë, ia shkakton fenomeni.

?E bukura në vetvete nuk më impresionon mua. Mua më impresionin mendimi, ajo që më provokon fenomeni. Qëllimi nuk është politikë. Unë kur dua të bëj politikë, e kam bërë shumë qartë?.

24 plane fikse, të cilat artisti thotë se ato qëndrojnë në frontin e lirisë së shprehjes janë shumë funksionale. Mbi to mund të ndërtosh një dokumentar, një sekuencë filmi, një ekspozite apo...!

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon