Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet në zonën e "Unazës së Re". Një 30 vjeçar është qëlluar me armë pas një grindje që ka patur me disa persona. 30-vjeçari ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në një prej zonave më të populluara të kryeqytetit, pranë "Astirit" në Unazën e Re.
I plagosuri është Gentjan Rrahmani, i cili është qëlluar nga disa persona të paidentifikuar.

Mësohet se më herët ka pasur një konflikt mes autorëve dhe të plagosurit por nuk dihet ende motivi.
30 vjeçari ka marrë një plumb në trup dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Traumës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/i-riu-qellohet-nga-makina-ne-zonen-e-astirit-tirane