Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lufta kundër krimit të organizuar do të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit për vitin 2018.

Ministri Fatmir Xhafaj tha se janë drejt përfundimit të një database me të dhënat e të gjitha grupeve kriminale vepruese në vend.

Xhafaj duke folur në Kuvend, tha se buxheti i planifikuar për rendin dhe sigurinë mundëson plotësisht prioritetet që kanë marrë përsipër.

Përkundër të dhënave pozitive në raport me kultivimin e drogës, Xhafaj tha se do të vijojë goditja e fenomenit për të zeruar së paku kultivimin e kanabisit në vend.

Xhafaj: Kanë ofruar mbështetje në asistencë teknike dhe mbështetje logjistike. Buxheti i planifikuar, më i madhi i akorduar nga qeveria shqiptrre në 10 vitet e fundit, mundëson plotësisht realizimin e prioriteteve që kemi marrë përsipër.

Ne do të vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri ta godasim këtë fenomen për ta bërë sot dhe në kohët që do të vinë situatën zero mundësisht në kultivimin e narkotikëve. Operacionet e ditëve të fundit të policisë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë etj janë tregues për këtë gjë. Implikimi i punonjësve të policisë në trafikun e drogës si në rastin e Shkodrës është një motiv më tepër në rrugën tonë të pastrimit të policisë përmes procesit të vettingut.

Policia e shtetit duhet dhe do të pastrohet me çdo kusht nga individë të tillë. Pak ditë më parë qeveria miratoi planin e veprimit për operacionin ?Forca e Ligjit?, i cili materalizon një qasje gjithëpërfshirëse ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare në luftën ndaj krimit të organizuar. Një koncept terësisht i ri sa i takon hetimit të krimit sa i takon një tasforce speciale e cila përfaqëson të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend që operojnë në këtë fushë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/xhafaj-drejt-perfundimit-database-me-grupet-kriminale-vepruese-ne-vend