Me kënge dhe valle bullgare u prit në shkollën Hristo Botev zv/Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova.

Prej disa vitesh kjo shkollë trajnimi mbahet në grupe përgatitore deri në klasën e gjashtë, si dhe ofron dhe trajnime në gjuhën bullgare për studentët që duan të vazhdojnë arsimin në Bullgari.

Vetë zv/Presidentja bullgare Iotova ka vlerësuar për Klan Plus njohjen zyrtare nga parlamenti shqiptar të minoritetit bullgar dhe ka ofruar mbështetje edhe me të madhe të Sofjes për bashkatdhetarët në Shqipëri.

Në bashkëbisedim me nxënësit që mësojnë gjuhen bullgare Iotova tha se ndihej mirë që dëgjonte tek flitej një dialekt të gjuhës bullgare dhe që janë ruajtur gjuha, kultura dhe veshjet kombëtare.

Krahas kësaj shkolle modeste në Tiranë autoritetet bullgare kanë kërkuar që tashmë, kur bullgaret njihen si minoritet, gjuha të mësohet në shkolla në të tre zonat e Shqipërisë ku ata jetojnë, në fshatin Vernik, në zonën e Gollobordës dhe rajonin e Gores në Kukës. Këtë kërkesë të bërë publike edhe në zonat e minoritetit bullgar në Shishtavec nga vete zv/Presidentja Iotova pritet ta përforcojë në fillim të dhjetorit edhe kreu i parlamentit bullgar Dimitar Glavchev.

Klan Plus