Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Pas rreth 16 orësh diskutime, buxheti është miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste (75), ndërsa 47 vota janë dhënë kundër projektitbuxhetit. 17 deputetë kanë abstenuar.

Me 74 vota pro dhe 47 kundër, Kuvendi miratoi edhe 6 projektligjet e paketës fiskale që do të zbatohen gjatë vitit 2018.

Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me akuza të shumta midis kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Basha theksoi edhe një herë se projekti 1 miliard i propozuar nga qeveria synon pastrimin e parave të drogës, ndërsa vlerësoi se edhe heqja e taksës për hotelet luksoze synon pikërisht këtë gjë.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/kuvendi-miraton-buxhetin-2018-pas-16-oresh-diskutime