Banorët e zonës së Tufinës kanë protestuar sot duke kërkuar dëmshpërblimet për banesat e tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.<br /><br />Një pjesë e familjarëve kanë probleme me pronësinë e truallit dhe pjesa tjetër me legalizimin, çka bën që ata të humbasin banesat dhe të mos përfitojnë asgjë.<br /><br />Banorët kanë bërë të ditur gjithashtu se i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i ngritur shqetësimin e tyre. Përgjigja e kryeministrit ka qenë se gjithçka është problem i gjykatave.
