Kukës - Është goditur sot një rast i shitjes së lëndëve narkotike në Kukës, ku janë sekuestruar rreth 2.5 kilogram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1-Jetlind Matmuja, 28 vjeç, banues në fshatin Breglumë, Kukës.

2-Kismet Matmuja, 27 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

Këta shtetas në afërsi të spitalit, janë kapur në tentative për ta shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ?Ford Focus?, ju gjetën dhe ju sekustruan rreth 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në pjesën e bagazhit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti tip " Ford Focus", në pronësi të shtetasit Jetlind Matmuja.