Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News sjell dëshmitë e nxënësve të shkollës në fshatin Shupenzë të Dibrës të cilët janë shtruar në spital pasi u asfiksuan nga ngrohja me kaldajë në shkollë paraditen e sotme.

Nxënësit tregojnë se kanë qenë në mësim kur kanë ndjerë erën e gazit dhe më pas mësuesit i kanë kërkuar të dalin përjashta.

Një mjek në spitalin e Bulqizës informoi për Ora Neës se ishin paraqitur 23 nxënës, 6- 7 prej tyre kanë qenë më rëndë.

Është kërkuar ndërhyrja e një ekipi specialistësh nga Tirana të cilët kanë mbërritur në spital për ti ardhur në ndihmë fëmijëve.

Policia informoi: Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/ora-news-sjell-deshmite-e-nxenesve-te-asfiksuar-ne-shkolle