Princi Jarl Ale de Basseville ishte sot i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan. Prej kohësh Ale de Basseville përflitet në mediat shqiptare për krijimin e një Principate në Libofshë.<br />Princi u përball me analistin Artur Zheji.<br />?Është gjithmonë e mundur për të krijuar një principatë në Libofshë, do ti vendosim një emër në memorie të Skënderbeut. Është gjithçka e mundur, ashtu siç gjyshi im ka bërë me Monakon i cili ishte një produkt ekonomik dhe politik. Beri investitorët të vinin në Monako. Koha për të krijuar Europën e përbashkuar nga lindja në perëndim. Dua që të ketë një akord midis Shqipërisë dhe Principatës për të zhvilluar këtë koncept politiko-ekonomik?, tha Ale de Basseville. <br />Ndërkohë analisti Zheji tha se Ale de Basseville do ta ketë të vështirë sepse në Shqipëri bankat nuk i japin llogari njeriu përveç atyre që janë klientë, ndërkohë që princi do ta legalizojë.<br />?Princi ka zgjedhur emrin Aleksandër për të respektuar Skënderbeun. Monte Karlo ka qenë gjithnjë një ?off shore? që i jep llogari një princi dhe bën 3 herë më shumë para të deklaruara se Shqipëria. Problemi është se unë mendoj se Princi do ta ketë të vështirë sepse në Shqipëri bankat nuk i japin llogari njeriu përveç atyre që janë klientë, ndërkohë që ky do ta legalizojë?, tha Zheji.