Ky ka qenë apeli i Edonës, vajzës nga Tropoja e cila i është drejtuar edhe me një letër kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, i cili edhe iu përgjigj shqetësimit të së resë për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë. <br /><br />"Tek ne është ndryshimi dhe zëri ynë duhet të dëgjohet dhe të jemi bashkë për të mbrojtur këtë pasuri të popullit shqiptar", tha ajo nga protesta përpara Kryeministrisë. <br /><br />Vetëm pak ditë më parë, Edona i nisi një letër kryeministrit Edi Rama, në lidhje me hidrocentralet që po ndërtohen në Valbonë. Rama publikoi në faqen e Facebook përgjigjen e letrës për vajzën nga Tropoja, ku pranonte se Valbona nuk do jetë më si më parë, por nga ana tjetër shtonte se ato hidrocentrale nuk prishin punë.