Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Dibrës ka nisur një hetim për ngjarjen e regjistruar të premten në gjimnazin e Shupenzës në Bulqizë, ku rreth 100 nxënës shfaqën probleme shëndetësore pas vënies në punë për hëre të parë të kaldajës.

Policia e Dibrës në njoftimin për ngjarjen theksonte se kaldaja që punon me pelet ishte vënë në punë në një kohë që oxhakët e pastrimit ishin të bllokuar!

Kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi nga ana tjetër deklaroi se kaldaja që punon me palet ishte testuar para se të vihej në punë.

Prokuroria e Dibrës në këtë situatë pritet të hedhe dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/u-asfiksuan-ne-shkolle-prokuroria-e-dibres-nis-hetimet