Fluks i pazakontë i publikut në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse për koncertin e Orkestrës së Mikis Theodorakis.<br /><br />Koncerti është njoftuar se do nisë në orën 18.00. Gazetarja e Report Tv, Dhurata Hamzai bën të ditur se në sallë nuk ka vende për të gjithë të interesuarit, ndërsa po lejohen vetëm ata që kanë ftesa.<br /><br />Më herët publiku ishte njoftuar se hyrja do të ishte e lirë nga Kisha Ortodokse. Këngët e kompozitorit të madh do të këndohen nga Sofia Papazoglu dhe Kostas Makedhonas.