Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autorët e huaj kanë qenë ata që kanë dominuar stendat e shtëpive botuese këtë vit dhe që janë përzgjedhur nga lexuesit. Më të preferuarit kanë qënë shkrimtarët nobelistë ndërsa shtëpitë botuese shprehen se vëmedja e lexuesve për librit ka qënë e lartë.

Panairi i Librit edhe këtë vit ia doli të shëndrohet në ngjarjen më të rëndësishme kulturore dhe të mbledh rreth tij lexues të shumtë.

Edicioni i 20 ishte konceptuar si një festë e pikëtakimi mes shtëpive botuese, shkrimtarëve e lexuesve.

Në të morën pjesë rreth 90 subjekte ku ndër veprat që prezantuan binte në sy krijimtaria e autorëve të huaj.

Librat e këtyre të fundit kanë qenë edhe më të preferuarit për lexuesit, ku ndër të parët renditen shkrimtarët nobelistë.

Por edhe emrat shqiptarë të letërsisë kanë pasur lexuesit e tyre.

Botuesit nga Kosova konkuruan ata shqiptarë me krijimtarinë e shkrimtarit Kasëm Trebeshina por edhe nobelistetes Malala.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-preferuarit-e-panairit-lexuesit-shqiptare-zgjedhin-autoret-e-huaj