http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
As institucionet e artit e kulturës nuk i shpëtojnë dot grabitjeve. Teatri ?Skampa? në Elbasan ra pre e grabitjes gjate natës duke u gdhire dita e diele.

Mësohet se persona të paidentifikuar thyen derën e pasme të teatrit dhe grabitën një shumë të konsiderueshme parash që gjendej në kasafortë.

Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje, shuma e grabitur kap vlerën e 4 mijë eurove, të gjitha të ardhura nga shfaqja e fundit ?Babai? e cila ka një javë që luhet në këtë teatër.

Dyshimet e hetuesve bëjnë fjalë për një grabitje të planifikuar ndërsa në zonë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve për identifikimin e autorëve.