Surprise Me!

Ora News - Elbasan, financieres së teatrit "Skampa" i grabisin 4500 euro, i ruante në zyrë

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teatri ?Skampa? në Elbasan ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë së Elbasanit, grabitësit kanë hyrë nga dera e pasme e ndërtesës së teatrit, duke grabitur një shumë prej 4500 euro, shumë e cila i përkiste ekonomistes së institucionit.

?Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj?, sqaron policia.

Sipas deklaratës, nga veprimet në vendngjarje nuk është konstatuar vjedhja e ndonjë sendi në pronësi të institucionit.

?Po në vijim të veprimeve në vendngjarje si dhe nga deklarimet e personave përgjegjës të zyrave rezulton se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Institucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave?, sqaron policia.

Denoncimi për grabitjen është bërë rreth orës 11:00 të ditës sotme.

Grupi hetimor, po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/elbasan-grabitet-kasaforta-e-teatrit-skampa

Buy Now on CodeCanyon