http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja me të cilën janë zgjuar banorët e juglindjes këtë të hënë.Mëngjesi i sotëm, solli reshjet e para të dëborës, duke zbardhur qytetin e Korçës. Bora mbërriti edhe në pikën turistike të Dardhës,Voskopojës dhe Qafë Qarrit.
Bashke me reshjet janë rikthyer edhe temperaturat e ulëta. Në këtë zona trashësia e bores arrin deri në 30 cm.
Për Prefektin e Korçës Dhori Spiropali, situata është nën kontroll dhe të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme pa probleme.
?Te gjitha firmat nenkontraktore te akseve rrugore janë lajmëruar ne kohen e duhur per parashikimin e reshjeve te dëborës. 30 minuta para reshjeve firmat kane filluar hedhjen e kripës ne rruge,duke bere kështu te mundur mbajtjen e tyre te hapura. Kjo praktike pune vjen per here te pare ne juglindje.?
Me probleme paraqiten rrugët rurale në zonat malore, aty ku dhe trashësia e bores është me e madhe. Gjithashtu raportohet se ka probleme me energjinë elektrike, ndërsa shkollat në zonat malore i kane bere orët e mësimit të reduktuara.