Surprise Me!

Hiqen nga rruga 208 femije

2018-05-09 0 Dailymotion

"Dilja me daulle dhe uroja Gëzuar Bajramin, për Ramazan"

Të ofronin para për këtë?

"Po, shumica po".

Ku i çoje paratë?

"Haja bukë për vete, haja bukë rrugës pastaj i çoja në shtëpi".

Ky është rrëfimi i një 11-vjeçari, i cili në kushtet e varfërisë është detyruar të fitojë të ardhura për të ndihmuar familjen.

Por, kjo i përket së shkuarës. Ai tashmë frekuenton një prej qendrave rezidenciale, sëbashku me 50 fëmijë të tjerë, është në shkollë dhe nuk del me për të fituar para.

"Mbaroj shkollën, vij këtu dhe argëtohem. Loz, bëj detyrat..".

Vogëlushi ka një motër me të vogël dhe nëna e tij është në pritje të një fëmije tjetër, për të cilin ai thotë se dëshiron të jetë djalë, por kurrsesi të ketë fatin e tij.

"Kam një gjë që unë dua që të mos e bëjë vëllai im, të mos dalë me daulle si unë".

11-vjeçari është vetëm një prej 1400 fëmijëve të identifikuar nga strukturat shtetërore si fëmijë në risk. Një pjesë e tyre tashme i janë rikthyer shkollës.

"208 fëmijë, nga fëmijët e identifikuar në situatë rruge, futen në shkollë për herë të parë dhe 102 prindër kanë mundur të punësohen".

Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Ogerta Manastirliu kaloi një ditë me këta fëmijë në qendrën Eden. Ajo bëri me dije se po punohet edhe ligjet për të mos lejuar me burgosjen e fëmijëve të mitur, por ngritjen e qendrave riedukuese për to./Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon