Ditën e djeshme artisti i madh Aleksandër Lalo u nda nga jeta papritur si pasojë e një ataku kardiak. <br />Humbja e kompozitorit Lalo, ishte një lajmi që shkaktoi dhimbje. Me veprën e një artisti gjenial, i cili nuk bënte kompronise, një rebel, që i dha muzikës shqipe krijmtari pafund që nga këngët, muzika e dhomës, ajo sinfonike, e tek kolanat e mrekullueshme zanore. <br />Sot drejtuesja e emisionit ?Rudina?, Rudina Magjistari e nisi emisionin me ngushëllimet në nderim të artistit Lalo.<br />Përmes një inserti Magjistari riktheu në vëmendje performancën e fundit të Aleksandër Lalos, në 14 Nëntor 2017, në ceremoninë e ?Çmimeve Kult?, ku kompozitori impovizon në piano një këngë të fëmijërisë.<br />Krijimet e Lalos janë të paharrueshme që nga pjesëmarrja në festival ku me këngë të paharrueshme, si ?Kur jemi bashkë të dy? dhe ?Kompozitori dhe fëmijët?- Luan Zhegu?, ?Gëzimin njerëzve ua shtoj? ? Liliana Kondakçi, etj dhe veçanerisht në kolanat zanore te filmave si dhe ?Dimri i fundit?, ?Treni niset më shtatë pa pesë?, ?Shi në plazh?, ?Dy herë mat?, ? Vajzat me kordele të kuqe?, ?Tingujt e harresës?, ?Era e ngrohtë e thellësive?, ?Emblema e dikurshme?, ?Një gjeneral kapet rob?, etj.