Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi në unanimitet të plotë paketën fiskale për vitin 2018! Këshilltarët e të gjitha forcave politike bekuan projektin e bashkisë që synon taksat më të ulta për familjarët dhe ndarjen e drejtë të barrës fiskale me biznesin.

Taksat më të ulta për familjarët dhe ndarja e drejtë të barrës fiskale me subjektet ekonomike janë parimet e paketës fiskale të Bashkisë së Elbasanit për vitin 2018.

Zotimet kryesore janë ulja e taksës së pronës, mbështetja e shtresave në nevojë, ulja e informalitetit dhe lufta ndaj konkurrencës së pandershme.

Ndërsa një vëmendje e vecantë i është kushtuar përmirësimit të situatës mjedisore në qytetin e Elbasanit, i cili radhitet mes më problematikavë në vend.

Qazimi: Në këtë paketë, Bashkia e Elbasanit ka ripërcaktuar mundësitë ligjore për uljen e taksës, pasurisë në nivelin -80% duke i risjellë taksat dhe tarifat familjare në krahasim me bashkitë e tjera. Vëmendja kryesore i është lënë dhe përmirësimit të faktorëve mjedisorë në territorin Bashkisë së Elbasanit duke krijuar dhe politika për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta që ndikojnë në uljen e ndotjes mjedisore.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/politika-bashkon-votat-ne-elbasan-miratohet-paketa-fiskale