Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Refuzohet finacimi prej 40 milion lekësh për të verbrit pasi shoqata nuk ka pranuar kërkesën e qeverisë për të audituar shpenzimet. Vendimi është bërë i ditur në komisionin parlamentar të shëndetësisë ku janë diskutuar propozimet për shtesë fondesh për personat në nevojë dhe me aftësi të kufizuara

Qeveria refuzon të japë fondin prej 40 milionë lekësh për shoqatën e të verbërve. Shkak është bërë refuzimi për të pranuar auditimin e qeverisë për shpenzimet në vite.

Përmes debateve në komisionin parlamentar të shëndetësisë deputetët kanë marrë në shqyrtim kërkesat përsa i përket rimbursimit të analizave laboratorike për fëmijët me sindromën daën, buxhetimi për miturit dhe punonjësit socialë apo dhe ngritja e qendrave të rehabilitimit për personat me aftësi të kufizuar.

Bardhylka Kospiri: I është kërkuar shoqatës që të mund të planifikohet fondi duhet të ndjekim procedurat e rregullta. Duhet të bëhet një audit për ato që janë marrë dhe si janë shpenzuar në mënyrë që të eci komisioni i ri. Shoqata nuk lejon që të bëhet auditi.

Komisioni nuk ka kaluar pa debate ku opozita akuzoi përfaqësuesit e ministrisë për papërgjegjshmëri në trajtimin e cështjeve me interes për popullin. Ndërsa mazhoranca akuzat i cilësoi si veprime të qëllimshme për të penguar diskutimin.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/refuzohet-fondi-te-verbrit-spahija-te-papergjegjshem-spiropali-po-prish-mbledhjen