Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eshtë debat i nxehtë ku flitet problematikat që po hasim në sistemin tonë arsimor, të cilat kanë efekt drejtëpërdrejtë tek fëmijët tanë.

Mësues që janë kthyer në shkrues që mbushin letra pa fund, libra shkollore për të cilat nuk ka vlerësim shkencor por dhe çantat që janë tepër të rënda për fëmijë.

Këto problemejanë trajtuar në emisionin "Tonight Ilva Tare".

Erjon Kristo kishte dy pyetje për ministren Nikolla

Erjon Kristo: "A mendoni se mësuesit i keni kthyer në shkrues duke i detyruar të mbushin letra pa fund dhe duke humbur thelbin e idesë të punës me nxënësin, për më tepër të dokumentojnë punën e nxënësit sesa të bëjnë punë me nxënësit."

Altin Hazizaj: Një problem tjetër janë dhe librat e rinj, për të cilat nuk ka vlerësim shkencor"

Erjon Kristo: Pse çanta e djalit tim peshon 200 kilogram në raport me fëmijën. Sa është çanta është dhe fëmija

Ministrja Nikolla përgjigjet: Kthimi i mësuesit në shkrues. Ka një problematikë që lidhet me procesin e vlerësimit. Është një metodologji që përdoret në të gjitha vendet europiane.

Do të krijojmë një standard pak më të thjeshtuar në mënyrë që mësuesit të mos shpenzojnë kohë për të përgatitur raportimin tek prindërit apo përshkruar situatën e nxënies së çdo nxënësi që ka në klasat e tyre . Për çantat e rënda. Unë kam kërkuar nga shtëpitë botuese që ta ndajnë tekstin në dy pjesë.

Do të fillojmë pilotimin në janar në 20 shkolla që të bëjnë detyrat e shtëpisë në shkollë. Të zgjidhim edhe këtë çështje që lidhet me peshën e çantave.

Me këtë, do të krijojmë mundësi që nxënësit që nuk i kanë mundësitë të kenë mundësi të barabarta që të mësojnë në shkolla.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/mesuesit-jane-kthyer-ne-shkrues-canta-e-femijeve-peshon-200-kg-pergjigja-e-ministres