http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama paralajmëroi ndëshkim te forte per te gjitha ata qe ndotin mjedisin. Ai deklaroi se nje pjese e kontrolleve qe u takojnë inspektoreve, do i kalojnë Policisë se Shtetit.

Kreu i qeverise, tha se janë dhene pa kriter leje per shfrytëzimin e mjedisit, dhe nuk është bere asnje monitorim nëse ato i plotësojnë standardet apo jo.

Viti i ardhshëm turistik, sipas Rames, do ta gjeje Shqipërinë me te pastër, dhe ky është synimi kryesor i qeverise ne 300 ditët e para. Por kryebashkiakja e Shkodrës, i ka kujtuar se punët nuk mund te bëhen vetëm me aksione.

Qe prej datës 24 nëntor e deri me 24 maj, do te zhvillohet aksioni kombëtar i pastrimit te Shqipërie. Vullnetare nga e gjithë Shqipëria i janë bashkangjitur nismës, per te pastruar territorin.