Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një lidhje direkte nga zyra e saj për ?Tonight Ilva Tare? thotë duke filluar nga muaji janar, detyra e shtëpisë do të zhvillohen në shkollë, ndërsa për të lehtësuar çantat e nxënësve libra do të mund të ndahen në dy pjesë.

Nikolla: Do të krijojmë një standard më të thjeshtuar që mësuesit të mos shpenzojnë kohë për të gjithë materialet. Unë kam kërkuar nga shtëpitë botuese që ta ndajnë tekstin në dy pjesë.

Do të fillojmë pilotimin në janar në 20 shkolla që të bëjnë detyrat e shtëpisë në shkollë. Me këtë, do të krijojmë mundësi që nxënësit që nuk i kanë mundësitë të kenë mundësi të barabarta që të mësojnë në shkolla.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zgjidhja-e-propozuar-nga-ministrja-nikolla-cantat-e-renda-te-nxenesve