Prokuroria e krimeve të rënda nis hetimin pasuror për gjyqtarin e arrestur për korrupsion Shkëlqim Miri.
Burime nga akuza bënë me dije se është kërkuar zyrtarisht infomacion nga të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme informacion në lidhje me llgoaritë bankare dhe pronat që rezultojnë në emër të gjyqtarit apo familjarëve të tij.

Hetimet kanë nisur nga akuza pas procedimit dhe arrestimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri për veprën penale të korrupsionit dhe mitmarrjes në shumën e 30 mijë eurove për një vendim gjyqësor.

Rezulton se Miri ka qenë pjesë e treshes gjykuese e cila la në fuqi një vendim të gjykatës së Matit e cila kishte ndryshuar akuzën për shtetasin Gentian Doda nga vrasje në plagosje me pasojë vdekjen.

Për këtë procedim gjyqtari u prangos më datë 10 nëntor 2017 dhe për të krimet e rënda caktuan masën e sigurisë arrest me burg.

Pas vendimit të gjykatës së krimeve gjyqtari Miri u pezullua nga detyra si gjykatës me vendim të këshillit të lartë të drejtësisë.

ReportTv ka mësuar se një ditë më parë gjyqtari Miri ka apeluar masën e arrestit dhënë nga Krimet e Rënda dhe kjo kërkesë është depozituar në apel.