Surprise Me!

U masakruan nga grabitesit, gruaja: Na lidhen me tel e na goditen me leva

2018-05-09 2 Dailymotion

Një ditë pas grabitjes në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një çift të moshuarish u lidhën e u rrahën barbarisht, Shahe Elezi rrëfen për Tv Klan tmerrin që përjetoi.

"Në orën 12 - 12 e gjysmë, ndjemë zhurmë. Dolëm! Një ishte jashtë, dy ishin brenda.. dy hajdutë të maskuar. Na kapën të dy burrë e grua, na kapën kështu (nga goja dhe koka nga prapa), edhe burrin edhe mua. E shtrinë në tokë burrin e qëlluan".

Pasi i goditën me leva në kokë dhe me sende të forta, autorët u morën 1 milionë lekë të vjetra.

"Na lidhën këtu edhe me ngjitës, ndërsa me atë të tullave na lidhën nga krahët. I thamë, ja ku e ke shtëpinë, la le të qetë, kontrollo dhe merr ça të gjesh. Leva e hekurit gati, mos fol se të vramë. Kanë gjetur një milion lekë, i kanë marrë ato, ikën aq kishim në shtëpi ne".

I shoqi, Maliq Elezi ndodhet në Spitalin e Traumës në rrezik për jetën pasi ka një plagë trompoze në kokë.

Dy djemtë, Ndriçimi dhe Afrimi të sapo mbërritur nga Italia, dyshojnë se grabitësit mund të jenë njerëz që kanë hyrë e kanë dalë në shtëpi.
"Gjatë kësaj kohe pati një problem me linjën e internetit".

"Shtëpia është sikur ka rënë bomba. Nga shkallët poshtë që hymë deri lart është gjak".

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Shkallnur, ku tre persona sulmuan banesën e familjes Elezi. Autorët grabitën 100 mijë lekë dhe rrahën barbarisht çiftin e të moshuarve, të cilët jetonin të vetëm në banesë.

Buy Now on CodeCanyon