Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar që shiste ekstazi pranë gjimnazeve të Tiranës. Policia bën me dije se Erind Krakulli kishte klientelën e tij të përhershme.
Ai shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht ?Ekstazi, MDMA?.

Në total, nga kontrolli fizik i 30-vjeçarit dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 60 pilula ekstazi, 1 krehër pistolete model 54, 4 fishekë luftarakë model 54 dhe një celular iPhone.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ??Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ?? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.