Me 40 mijë lekë mund të kryesh një ndërhyrje jashtë radhe dhe si rast urgjence, në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?.

Rasti është denoncuar përmes një kamere të fshehtë në emisionin investigativ ?STOP? që transmetohet në TV Klan.

Një qytetar paraqitet për të hequr perdet në sy, ku dhe takohet me infermierin Ylli Cora, i cili i shpejgon se rastin e tij mund ta fusin për ndërhyrje si rast urgjent.

Pasi bien dakort, infermieri bisedon me mjeken Eneda Rustemi, e cila i konfirmon se pacienti mund të paraqitet një ditë më pas për të kryer ndërhyrjen.

Infermieri, i cili luan edhe rolin e sekserit, i kërkon pacientit 40 mijë Lekë për të kryer këtë ndërhyrje, 10 prej të cilave sipas tij janë për mjeken e cila do të kryejë ndërhyrjen jashtë radhe.

Një ditë më pas, pacienti paraqitet në spital dhe i dorëzon infermierit paratë. Menjëherë pacienti regjistrohet nga mjekja si rast urgjent.

Pas dhënies së lekëve dhe ndërhyrjes në sy, pacineti largohet nga ambientet e spitali.