http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Uzina e përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh u përfshi nga flaket mëngjesin e kësaj te mërkure.

Zjarri ra ne oren 07:20, ne repartin e ?Koksit? dhe dyshohet se shkak është bere amortizimi i pajisjeve. Një punëtor mbeti i plagosur. Fatmirësisht Vladimir Ymeri 53 vjeç eshte tashme jashtë rrezikut per jeten dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve.

Për disa minuta qyteti i Ballshit u përfshi nga reja e madhe e tymit. Ndërkohe mësohet se zjarri u eliminua brenda 20 minutash, fale ndërhyrjes ne kohe te zjarrfikësve ne uzine.

I pyetur për ngjarjen, kryetari i bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj konfirmoi se i plagosuri është ne gjendje të mire. Sipas Kapllanajt, ne lidhje me ngjarjen, motivet e shpërthimit te zjarrit nuk dihen ende pasi kompania është hermetike ne dhënien e informacionit. Nuk është hera e parë qe ne ketë uzine shfaqen probleme të tilla.

Grupi hetimor i ngritur posaçërisht per ngjarjen po punon për te gjetur shkaqet e përhapjes se flakëve ne uzinën e përpunimit te naftës.