Policia Rrugore synon të mbulojë me radarë të lëvizshëm dhe automatikë, segmentet e akseve rrugore kombëtare të njohura si njolla të zeza, për shkak të numrit të lartë të viktimave të shkaktuara nga shpejtësia tej normave të lejuara.

Përmes vendosjes së këtyre radarëve pritet të shmanget edhe patrullimi i punonjësve të policisë në këto akse rrugore, me qëllim që gjoba t?i dërgohet në shtëpi drejtuesit të automjetit.

"Radarët automatikë dhe pikat e kontrollit, do të jenë të padukshme dhe në akset kryesore, në zonat që ne i kemi konsideruar si me rrezikshmëri më të lartë për shkak të aksidenteve".

Në kuadër të Javës së Përkujtimit të viktimave të aksidenteve rrugore, do të ketë një short në të cilin, drejtuesit e mjeteve që respektojnë shpejtësinë e lejuar, do të shpërblehen me 20 polica sigurimi.