Partia Demokratike publikoi disa dokumente që sipas saj vërtetojnë se 863 mijë eurot e gjeta në makinën e Orest Sotës nuk do të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania?Kurum?. Bazuar mbi këto prova selia blu pretendon se shuma e parave ishte e ish- ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

?Dokumentet e gjykatës të qershorit 2017, administratori i Kurum-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të procedurave të falimentit të kompanisë. Sipas dokumentit të depozituar më 3 Gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milionë dollarë.?

Demokratët hodhën poshtë edhe versionin e dhënë nga ish-ministri i Brendshëm për udhëtimin e papritur në Gjermani. Sipas Alibeajt të dhënat e sistemit tims të publikuara në media rrëzojnë pretendimin e Tahirit.

?Versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit, ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani."

Sipas demokratëve përmes kapjes së prokurorisë, kryeministri po bën gjithçka për të mbrojtur ish ministrin e tij dhe kryebashkiakun e Durrësit te denoncuar për lidhje me grupe kriminale.