Ditën e sotme, Presidenca organizoi një aktivitet në kuadër të ?Javës së Fëmijëve?.
I pranishëm në aktivitet, Presidenti Ilir Meta, theksoi se fëmijët jetim janë shtresa më e brishtë e shoqërisë sonë. Sipas tij institucionet dhe shoqëria duhet të bëjnë më shumë për ti siguruar atyre mbrojtje dhe një jetë më të sigurt.

Për ti ndihmuar ata pikë së pari tha Meta duhet ti japim fund korrupsionit, trafikut të drogës e të ndalojmë punën e detyruar të tyre.

Më tej Meta theksoi se prioritet do të jetë arsimimi i fëmijëve jetimë, si një nevojë e tyre për të qenë të përgatitur për jetën që i pret. Por, sipas presidentit, një tjetër plagë e Shqipërisë është edhe emigrimi, nga i cili prodhohen edhe fëmijë jetimë dhe ftohje të marrëdhënies prind-fëmijë.

Fjala e Presidentit Meta:

?Plot një shekull më parë hapi dyert ?Streha Vorfnore?. 100 vjet më parë ishin 2 fëmijë të braktisur që do trokisnin në prefekturën e Tiranës për ushqim dhe strehim. Fati i tyre do të çelte strehën e parë vorfnore në Tiranën e përzhitur nga lufta.

Ky akt shërbeu për ngjarjen e vlerave humane të shqiptarëve më pas. Shqiptarët kanë treguar që janë popull me shpirt të madh. Solidariteti i jashtëzakonshëm me hebrenjtë në periudhën e errët të historisë së tyre, mikpritja e kosovarëve, dëshmojnë se populli shqiptarë ka potenciale të pashtershme dashurie.

Por, shqiptarët më së shumti kanë nevojë për drejtësi. Këto ditë po përjetojmë ditën e fëmijëve jetim. Fëmijët jetim janë kategoria më e ndjeshme. Përballë varfërisë, shteti dhe Shqipëria duhet të bëjë përpjekje më të mëdha.

Problemet ekonomike dhe papunësia, grindjet dhe dhuna provokojnë ?do ditë divorce. Janë fëmijët ata që bëhen viktimat e para të divorceve.

Prandaj sa më shumë të kujdesemi për familjen aq më shuam do të rrisim fëmijë të shëndetshëm. Ruajtja e familjes kërkon marrjen e masave.