Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për Nazer Seitin, një prej anëtarëve të bandës së ?Habilajve?.

Kërkesa në Apel u paraqit nga avokatët e tij, të cilët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Nazer Seiti u kap në tetor në një operacion policor në fshatrat e Vlorës dhe akuzohet se është i përfshirë në dosjen e ?Habilajve?.

Më herët Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë 20 ditë burg për Nezar Seitin, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Nazer Seiti kërkohet nga Prokuroria e Katanias në Itali, pasi e akuzon për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas prokurorëve në përgjimet e palës italiane del se Nazer Seitaj komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës.

Në katër operacione antidrogë mes viteve 2012 dhe 2014 del edhe emri i tij.

Sipas organit të akuzës, kjo del në materialet shtesë të dërguara nga pala italiane për Seitajn.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dosja-habilaj-lihet-ne-burg-nazer-seiti