Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN;

Të ftuar:
Arjon Muça,
Fiori Dardha,
Albatros Rexhaj,
Fioralba Dizdari,
Zefina Hasani

Rrjetet sociale si në të gjithë botën edhe në vendin tonë prej vitesh kanë një ndikim të madh në jetën e qytetarëve. Ato po luajnë një rol dominues në shumë fusha të jetës dhe për shumë njerëz kanë sa anë negative aq dhe pozitive.

Në lidhje me temën në fjalë, shkrimtari Albatros Rexhaj tha sonte në studion e emisionit ?Opinion?, se rrjetet sociale kanë nxjerrë më të keqen e qenies njerëzore në formën më bruto të saj, por sipas tij, ato edhe luajnë një rol kryesor për jetën e qytetarëve. Rexhaj tregoi se avantazhi i rrjeteve sociale është se kanë rishkruar rregullat e lojës, duke i krijuar mundësinë njeriut të kapërcejë mbi çdo barrierë. Ai deklaroi se shpikja e rrjeteve sociale barazohet me momentin kur është shpikur shtypshkronja, ato kanë zëvendësuar të shkruarin me dorë. ?Rrjetet sociale janë revolucionare për jetën e njeriut, por edhe të një vendi?,-tha Rexhaj. Më tej ai shtroi edhe dilemën e ngritur gjatë këtyre kohëve nga sociologë të komunikimit, nëse ato, pra rrjetet sociale, po ndikojnë në interaktivitetin mes njerëzve nga njëra anë, e ndërsa nga tjetra, ndërveprimin sy më sy mes tyre. Rexhaj shtroi pyetjen, nëse njeriu ka më mik, dikë që flet disa herë në ditë, por që nuk e ka takuar kurrë, apo dikë që e ka pasur mik në shkollë të mesme dhe që thotë se e ka shok të ngushtë, por që e takon njëherë në tre muaj? Sipas tij, kjo është dilema më e madhe e ditëve të sotme dhe për të, është një nga dilemat që me të drejtë shtrohet sot në botë.

Regjisori Bujar Kapexhiu duket se ka qenë ndër personazhet e panelit që kalonte më pak kohë në rrjetet sociale. Madje ai tha se faqen e tij në rrjetet sociale nuk e administronte vetë në shumicën e kohës dhe e përdorte atë vetëm për punë, për të publikuar krijimtaritë e tij.
?Ishin dy vetë të cilët po bashkëbisedonin dhe shisnin mend me njëri tjetrin, unë punoj më pak tjetri mund të punoj më tepër. Njëri prej tyre tha, A e di ti që unë punoj 25 orë në ditë? Si është e mundur i tha tjetri 25 orë në ditë kur dita ka 24 orë. Vërtetë ka 24 por unë çohem 1 orë përpara. Pra miku im, unë çohem 1 orë përpara, pikturoj, vizatoj, shkruaj, dhe të gjithë këto që kam i nxjerr, i publikoj. Unë çuditem me ata që e përdorin dhe rinë në facebook për qef?, u shpreh Kapexhiu.