Në konventën ?Lëvizja e Gruas për Integrim?, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se vendi është kapur nga krimi dhe se gratë duhet të bëhen bashkë për të dhënë një model për të ardhmen.
Kryemadhi theksoi se gratë e LSI, PS, PD dhe shoqërisë civile janë njëlloj me pedagoget, të papunat dhe femeret dhe se duhet të bashkohen pa dallime partiake për të larguar Ramën.

?Sot ne jemi qindra dhe mijëra dhe ky është motivim, misioni im është tju udhëheq juve sëbashku me vëllezërit, djemtë dhe bashkëshortët tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga e keqja që e ka mbërthyer. Të shpëtojmë vendin dhe rininë që po largohet se nuk ka të ardhme, të shpëtojmë edhe kryeministrit që është kapur nga e keqja. Të krijojmë një të ardhme të begatë për familjen dhe vendin. Të dëgjojnë dhe ata që nuk dëgjojnë. Kemi nevojë për modelin e vërtetë, për modelin që shfaqet mes grave të LSI-së. Jemi njëlloj LSI-ste dhe socialiste, demokrate dhe të shoqërisë civile, pedagoge dhe fermere, jemi të gjitha të barabarta?, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se Edi Rama nuk mund ti heqi të drejtën shqiptarëve për të punuar në vendin e tyre, sepse i ka frikë ose i urren ata.

Mes të tjerash kryemadhi tha se gratë mund të bëjnë ndryshimin dhe mos të kenë frikë nga ata që i dhunojnë. "Nëse besojmë tek vetja jonë atëherë ka dritë në fund të tunelit. Sot është dita që të lëmë mënjanë ndasitë, përkatësitë partiake dhe zënkat, duhet të ngrihemi për të ardhem e fëmijëve tanë. Të bashkohemi për të shkulur nga rrënjët qeverinë e narkoshtetit të Ramës?, u shpreh Kryemadhi.