Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama, ka përzgjedhur studion opozitare te Zhejit, për debatin e sotëm tradicional të ditës së enjte.

Stafi i Zhejit ka botuar temat kryesore të bisedës së sotme mes tij dhe kryeministrit. Por si ndodh gjithmonë, gazetari ndoshta ka rezervuar edhe mjaft pyetje surprizë...

Ja disa nga temat që që do të trajtohen në debatin e ditës së enjte, që do të zhvillohet në Ora News, ora 21:00

A është kryeministri Rama sot në ditët e veta më të mira?

Cilat jane dilemat e tij, tani qe e ka krejtesisht vetëm, atë që ai mbiquante në Fushatën e Qershorit të kaluar, si Timonin e qeverisjes?

Marreveshja politike Rama-Basha e 17 majit të kaluar, është nje marreveshje e ndërprerë apo vazhdon në mënyrë të nëndheshme? Cilat mund te jene pikat e fshehta të kësaj marrëveshjeje dhe a do të shfaqen përsëri shenja afrimi ndermjet kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike?

A është e qetë apo realisht e trazuar, klima brenda Partise socialiste dhe, a e ka Rama, nën kontroll Partinë më të madhe në vend?

Marreveshja më e re me Greqinë, perse mbahet pothuajse e fshehte ajo?

A do të ketë në pranveren qe vjen ndryshime te rendesishme ne Shqiperi, ashtu sikunder thote Opozita dhe shume analiste opozitare me Ramën dhe qeverinë e tij?

Për këto dhe shumë pikëpyetje të tjera, ndiqni kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në studion e Emisionit 360 grade, të Artur Zhejit.. Sot në orën 21.00 në Ora News

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/e-papritur-edi-rama-neser-ne-emisionin-e-360grade-te-artur-zhejit-ne-ora-news