Surprise Me!

Report TV - Uruçi: I kërkova gazetës ta tërhiqte artikullin

2018-05-09 2 Dailymotion

Dashamir Uruçi, bashkëshorti i ish-ministres së Kulturës në qeverinë "Nano", Esmeralda Uruçi ka rrëfyer në studion e Report Tv shifjet e Rilindjes Demokratike ndaj bashkëshortes së tij dhe zvarritjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor për dëmshpërblim. <br />Uruçi tha se RD-ja kishte hedhur shpifje ndaj bashkëshortes së tij e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ishte kandidate për deputete në logon e PS-së. Ai tha se i ishte drejtuar disa herë kësaj gazete që të tërhiqte shpifjet, por përgjigjja që kishte marrë kishte qenë se "jemi në fushatë elektorale".<br /><br />Në 2003 i jeni drejtuar gjykatës duke paditur Rilindjen Demokratike për shpifje, ku konsistojnë këto akuza të organit zyrtarë të PD ndaj jush dhe familjes tuaj?<br />Pas zgjedhjeve të 2001, RD pati botuar disa shpifje ndaj meje, ndaj familjes time. Kërkova të dija pse, por kërkova që ishin në funksion të zgjedhjeve, në kuadër të kandidates, e cila ishte bashkëshortja im. Akuzat ishin të paqena. I njoftova që t?i tërhiqnin, por atë kohë një deputet më tha se jemi në fushatë, pra kjo ishte e padrejtë. Atëherë iu drejtova gjykatës për këto shpifje ndaj meje dhe familjes.

Buy Now on CodeCanyon