Shënohet përplasja e parë e Presidentit Ilir Meta me Parlamentin dhe shumicën socialiste. Për herë të parë që kur është bërë President, Ilir Meta i ka kthyer mbrapa për rishqyrtim një ligj.
Bëhet fjalë për ligjin ?Për tarifat gjyqësore? miratuar mes shumë debatesh nga Kuvendi në 19 tetor.

Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit ?Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë?, duke detyruar parlamentin ta rishqyrtojë atë, ose në rast të kundërt, ta miratojë sërish në të njëjtën formë.

Gjatë diskutimit në parlament, opozita e kundërshtoi ligjin në fjalë, me argumentin se rëndonte pozitat e qytetarëve, pasi ata duhet të paguajnë më shumë për shërbimet në sistemin e drejtësisë.

Mazhoranca nguli këmbë se këto tarifa do të përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve në gjykata, dhe do të rrisin edhe të ardhurat e këtyre institucioneve.